Formula 1/ Ja kush e fiton ‘Çmimin e Madh të Hungarisë’

Lewis Hamilton ka qenë fituesi i “Çmimit të Madh të Hungarisë”.

Britaniku e nisi garën nga vendi i tretë, por në fund ka qenë ai fituesi i kësaj gare, kjo falë strategjisë së mirë që ndoqi skuderia e Mercedesit.

Britaniku ka fituar falë gomave të tij, të cilat ishin në një gjendje më të mirë se të Verstapenit, të cilin e parakaloi dhe fitoi.

Podiumin e plotësoi Ferrari me Vettel, ndërsa në vendin e katërt është renditur piloti tjetër i “Kokëkuqes”, Charles Leclerc.

Kjo garë tregoi edhe një herë tjetër se Hamilton është gati të rrëmbejë titullin kampion, pasi thellon diferencën me vendin e dytë në tabelën e renditjes.