VIDEO/ Vlora i derdh ujrat e zeza në det, edhe pse ka impiant modern që nga viti 2013

Një qytetar ka denoncuar derdhjen e ujrave të zeza në Vlorë, edhe pse ky qytet ka një impiant modern të përpunimit të tyre të inaguruar që në qershor të vitit 2013.

Siç shikohet edhe nga video e denoncuar nga qytetari, situata duket jashtë çdo normaliteti.

Denoncimin e ka bërë publik edhe ish-kryeministri Berisha që shkruan se “Narkoshteti bratis turizmi’

‘Narkoshteti braktis turizmin!

Vlora derdh ne det ujrat e zeza, Ndonese ajo ka impiant modern per perpunimin e tyre te inauguruar qe ne qershor te vitit 2013

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Te djele te mbare z. Berisha

Era e rende dhe njgjyra e ujit nuk le asnje dyshim

Qe impianti eshte modifikuar duke devijuar Ujrat ne det para se te vene ne impiantJa dhe kanali tjeter tek Akademija ushtarake

Ere e qelbur ujra te shkarkimeve.’