Nipi i deputetit të Ramës, nuk heq dorë nga `hobi` familjar për të rrahur femrat: Edhe ai lihet i lirë!

Nipi i deputetit të Rilindjes, Rrahman Rahja, duket se ka vazhduar traditën e familjes që paska “hobi” dhunën ndaj femrave.

Dy ditë më parë u raportua një ngjarje të rëndë brenda ambienteve të QSUT, Tiranë, e cila u regjistrua dhe u denoncua nga qytetarët. Autori i dhunës nuk u identifikua, por ai u filmua  nga kalimtarët e rastit duke ushtruar dhunë shtazarake në mes të ditës e në mes të njerëzve, mbi një gruan e cila me shumë gjasa kishte edhe probleme me shëndetin mendorë. Por pavarësisht nga skena e paprecedentë, askush nuk ka ndërhyrë duke përfshirë edhe një punonjëse policie aty.

Pas këtyre pamjeve të publikuara nga “jeta osh qef”, ditën e sotme është zbuluar edhe identiteti i dhunuesit. Ai është Ramazan Xhelal Rrahja, nipi i deputetit të Fushë-Krujës dhe djali i një prej protagonistëve në komisariatin e Fushë Krujës, Xhelal Rrahja, ku u morr peng një oficer policie për çështjen “Xhisiela”, pas të cilës u arrestuar, për përndjekje dhe dhunë ndaj ish-të dashurës së tij djali i deputetit, por që u lirua më pas. Lajmin e ka publikuar gazetarja e njohur që mbulon prokurorinë, Anila Hoxha, e cila shton që ndaj djalit të deputetit Rrahja ka nisur procedim penal, por prokuroria ka preferuar që ta ndjek në gjendje të lirë, edhe pse për të njëjtën vepër penale ai është përsëritës.

“E moret vesh o shoke dhe shoqe ?
Ai tipi qe u shfaq tek JOQ Albanja duke rrahur barbarisht nje grua quhet Ramazan Xhelal Rraja, vitlindja 1993. Eshte referuar ne gjendje te lire per hetime te metejshme ne prokurori
Miremengjes !”, ka shkrua gazetarja Hoxha në faqen e saj në FB.