Shi dhe erë e fortë/ Surpriza me motin në fundjavë

Këtë fundjave pritet që të rikthehet reshjet e shiut dhe era e fortë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy ditët në vijim pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ku në veri dhe qendër mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

Po ashtu, nga reshjet pritet që të përfshihen dhe zonat bregdetare, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Parashikimi i motit sipas Institutit të Gjeoshkencës:

RESHJET

Nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 24 / 34 °C

në vendet malore: 17 / 32 °C.

ERA

Nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.