Maradona: Daniele më ka mbushur përsëri shpirtin

Daniele De Rossi, mori vendimin për të mos e mbyllur karrierën, dhe vendosi që të shkoi në Argjentinë në një nga kampionatet më të fortë në aspektin fizik.

Por për De Rossin kjo nuk përbën problem sepse ai i tillë është, një lojtar që i pëlqejnë përplasjet fizike me kundërshtarin, për të treguar muskujt në fushë.

Në botën e sportit ai krijoj habi me vendimin e tij pasi fare mirë mund të zgjidhte MSL në Amerikë, një kampionat shumë më i qetë ku mund të ndihej më i relaksuar, por ai nuk kërkonte këtë, ai kërkonte diçka tjetër.

Vetë futbollisti deklaroi se kishte qenë tifoz me Boka Juniors prej Maradonës e sot, legjenda argjentinase ia ka kthyer me elozhe të shumta këtë kompliment.

“Daniele më ka mbushur përsëri shpirtin. Ai është një djalë milioner, që mund të zgjidhte cilindo vend për të shkuar të pushonte në fund të karrierës. Por në vend të saj vjen këtu, te Boka, për të parë “Bombonerën”, duke zgjedhur Argjentinën.

 Kur kalon De Rosi rrugës duhet të bëjmë shenjën e kryqit”, ishin fjalët e Maradonës për ESPN, duke komentuar zgjedhjen e futbollistit italian.

Afrimi i De Rosit në radhët e klubit të njohur argjentinas ka rritur ndjeshëm interesimin për Boka Juniors dhe pritet që këtë vit ndeshjet e kësaj skuadre të jenë më të ndjekurat në Amerikën e Jugut.