Këlliçi: Pa largimin e Ramës dhe pa gjykimin e vjedhësve të votave, nuk ka zgjidhje!

Largimi i kryeministrit Edi Rama është zgjidhja e vetme në të mirë të vendit dhe prespektivës së saj europiane.

Kështu shprehet kreu i FRPD-së në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Sipas kryetarit të të rinjve demokratë, pa hetimin dhe gjykimin e përgjegjësve për vjedhjen e votës dhe të ardhmes europiane, nuk ka zgjidhje

“Largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve. Pa hetimin dhe gjykimin e përgjegjësve për vjedhjen e votës dhe të ardhmes europiane, nuk ka zgjidhje! Zgjidhje politike përmes parimeve dhe jo Pazarit për #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Këlliçi në postimin e tij, teksa publikon edhe videon, ku shfaqet kryeministri Rama duke i thurur elozhe ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, të cilit, së bashku me familjen, dje iu ndalua hyrja në SHBA, i akuzuar si i përfshirë në një afera të mëdha korrupsioni. /Syri.net