PAMJE TË FRIKSHME/ 3-vjeçari bie nga kati i gjashtë i pallatit, por ja ç'ndodh në fund

Pamje drithëruese janë regjistruar në Kinë, kur një fëmijë 3-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte.

Në video e mëposhtme shihet se fëmija përpiqet të mbahet me duar, por nuk ia del dhe kështu bie nga një lartësi rreth 20 metra.

Për fat të mirë disa banorë kishin hapur një çarçaf duke e shpëtuar nga vdekja e sigurt.

“Së bashku me njerëzit e tjerë, ne hapëm një çarçaf duke mbajtur sytë drejt fëmijës”, tha një banor për televizionin shtetëror kinez CCTV.

Sipas policisë, fëmija ishte vetëm në shtëpi, pasi gjyshja e tij kishte dalë për pazar.

Incidenti ndodhi në Chongqing në Kinën jugperëndimore