Bebe Rexha publikon klipin e këngës 'Harder' në bashkëpunim me Jax Jones, shfaqet e veshur me fustan nusërie

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, ka publikuar video këngën e re “Harder” në bashkëpunim me Jax Jones.

Ky projekt është sjellë me videoklip, teksa i dedikohet fuqizimit të femrave në shtrat.

Bebe vjen mjaft e veçantë në këtë klip, ndërsa është shfaqur e veshur me fustan nusërie.

Kjo këngë do jetë në albumin e dytë të artistes 30-vjeçare, që vazhdon deri në debutimin e vitit të kaluar të “Expectations”.

Videoja tashmë është publikuar në platformën, YouTube, por nuk është e disponueshme për abonentët në Kosovë.