FOTO/ Fotografi shfaq dasmat në rrëmujën e tyre
Pantallona të copëtuara, cigare pa fund, gjyshe në dyshemenë e vallëzimit këto nuk janë fotot tipike të dasmave.
Por përsëri, titulli i librit dhe ekspozitës së ardhshme të fotografisë së Ian Weldon në Fondacionin Martin Parr e bën gjithçka të qartë: "Unë nuk jam fotograf i dasmave".
Weldon mund të fotografojë shumë dasma, por fotot e tij kapin momente spontaniteti dhe hilariteti në një stil të sinqertë më tipik për fotografinë dokumentare.
Një fotograf me karrierë 15 vjeçare, Weldon u regjistrua në klasën e tij të parë të fotografisë më tepër për të përmirësuar artin e fotografimit sesa për ambicie personale.
Në këtë ekspozitë ai tregon atë çfarë nuk duket nga një dasmë dhe pjesën më pak të këndshme për stilin elegant e të bukur të saj.
Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net