", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Capital T zbulon detaje nga supriza gjigande: Do mbetet gjatë.....

Capital T është një ndër reperët më të ndjekur që në fillimet e karrierës së tij.

Reperi numëron me dhjetra hite në repertorin e tij muzikor por vetëm këtë vit ai mund të realizojë ëndrrën e tij për një koncert recital.

Capital T ka zgjedhur Tiranën për të mbajtur koncertin dhe me siguri do të jetë një nga eventet më të rëndësishëm të vitit përsa i përket muzikës.

Capital T ka publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një video, e cila zbulon se si do të jetë ndërtuar skenografia e koncertit dhe gjithçka duket se është menduar në detaje.

Reperi ka treguar se kjo ka qenë një ëndërr e tij prej kohësh dhe se është i lumtur që më në fund po bëhet realitet.

“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19. Koncerti i parë i karrierës sime, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza”, ka shkruar Capital në postimin e tij.

View this post on Instagram

Mbajeni mend këtë datë 19.09.19 Koncerti i parë i karrierës time, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza. #timecapsule

A post shared by Capital T (@truekapo) on