Heroinë dhe euro të falsifikuara, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke shpërndarë heroinë. I arrestuari është E.M.,  banues në lagjen “Çlirim” Berat. Policia personit në fjalë i ka kapur një sasi prej 0.8 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë si dhe një shumë prej 100 eurosh, që sipas policisë është e falsifikuar.

22-vjeçari nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe kjo ka bërë që policia t’i bënte kontroll ku më pas i gjetën edhe sendet e palejuar.

Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe “Falsifikim i kartmonedhave”.

Njoftimi i policisë:

Shpërndante lëndë narkotike të llojit Heroinë, nuk i bindet patrullës së Policisë, por arrestohet në flagrancë.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.M., 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Çlirim”, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin që drejtonte iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë lëndë narkotike, e dyshuar Heroinë dhe një kartëmonedhë 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punjonjësit të policisë së rendit publik” , “Falsifikim i monedhave”.