FOTO/ Fakenews-et që dëmtojnë turizmin/ Ja e vërteta e mbetjeve urbane në Parkun Kombëtar të Thethit

Fakenews është kthyer në mode edhe kur flitet për resurse turistike siç është rasti i Parkut Kombëtar të Thethit. 

Sot në media, janë publikuar foto të kësaj perle të natyrës me pretendimin se nuk janë pastruar kontenierët e mbetjeve urbane që pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. 

Por Syri.net ka siguruar foto reale të situatës se ditës së sotme në Theth, ku dallohen qartë kontenierët e pastruar ndërkohë që pastrimi në këtë zone të thellë malore bëhet një herë në kavë. 

Data 22 dhe 29 Korrik, kanë qenë ditët e caktuara nga firma kontraktuese për pastrimin e zonës, ndërkohë që sipas informacioneve që disponon Syri.net nga data 1 Gusht pastrimi do të kryhet dy herë ne javë. 

Promovimi i turizmit i shërben të gjithëve, mesazhi që përcjellim është promovim per vlerat dhe natyrën. /Syri.net