EMRI/ Motori përplaset me bordurën e rrugës, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Në aksident është përfshië drejtuesi i një motori që është përplasur me bordurën e rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë nga ky aksident.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Turan.

Policia bën me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia, i plagosur ka mbetur shtetasi Haki Leska nga Voskopi i cili është transportuar ne spitalin rajonal të Korçës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.