Vijon paniku në Athinë, paralajmërohen lëkundje të forta tërmetesh

Lëkundje të forta sizmike janë regjistruar në Greqi në orët e fundit.

Pas tërmeteve të fuqishme 3.9 dhe 4.2 ballë të shkallës Rihter, që tronditën zonën bregdetare të Zakynthos dhe Athinën, sizmiologët kanë dhënë alarmin për të tjera lëkundje.

Sipas shefit të Institutit të Gjeoshkencës në Greqi, Akis Tselentis, këto tërmete të forta vijnë si pasojë e tërmetit 5.1 ballë, që tronditi kryeqytetin grek më 19 korrik.

Lëkundja është ndier në shumë zona të Attikës, ndërsa sizmiologët kanë paralajmëruara edhe tërmete te tjera.