Dueli i kthimit/ Sheriff Tiraspol – Partizani, askush nuk i priste këto çmime biletash!

Më 1 gusht Sheriff Tiraspoli pret partizanin në ndeshjen e kthimit për turin e dytë të Europa Leagues.

Sipas mediave moldave, por edhe të vetë klubit të Sherifit, organizatorët e këtij takimi kanë vendosur që çmimet e biletave për këtë sfidë të nisin nga 21 leu (monedha kombëtare e Moldavisë) ose 20 rubla (monedha e shtetit autonom të Transnistria, e cila ka si kryeqendër Tiraspolin).

E përkthyer në lekë shqiptare, i bie që një tifoz i Partizanit mund ta shikojë ndeshjen Sherif Tiraspol-Partizani me 1 300 lekë (të vjetër), ose 130 lekë (të rinj).

Me këtë çmim bilete, Sherifi kërkon që të ketë sa më shumë tifozë në stadium ndaj Partizanit, pasi është parë një zbehje e pranisë së tifozëve në periudhën e fundit.