Plani B për Dzekon, Interi e ka gati ofertën e re për boshnjakun

Interi është duke u përgatitur për tentativën e fundit për të blerë Edin Dzekon e Romës, teksa gjithashtu po ndjek me vëmendjen Lukakun.

Teksa shpresat për Lukakun nuk janë shuar akoma, oferta e fundit për sulmuesin belg thuhet të jetë rreth 70 milionë euro.

“Tuttosport” pretendon se oferta e fundit për Dzekon do të jetë 15 milionë euro, por siç është raportuar Roma kërkon 20 milionë për sulmuesin boshnjak.