FOTO/ Unikatili ironizon serbët që i hoqën posterin: Namin paskeni bërë....

Ai është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë i cili prej vitesh ka dhuruar shumë hite për dëgjuesit shqiptarë.

Pavarësisht se nuk i ka këngët me klipe ai është një ndër më të preferuarit nga publiku, mirëpo Unikkatil nuk ka realizuar shumë koncerte gjithashtu.

Koncertet e tij numërohen me gishta, si ai në Prishtinë, Zvicër dhe Durrës dhe i rradhës është në Mitrovicë.

Dhe data e shumë pritur erdhi Unikatili ka mbërritur në Mitrovicë ku do të zhvillojë koncertin e tij.

Por si fillim ai është ndalur në Graçanicë, ku ditë më parë është raportuar se një nga posterët që njoftonin për koncertin e tij është hequr nga disa persona.

Pasi ka bërë një foto tek vendi ku ishte vendosur posteri i tij ai ka shkruajtur në Facebook: 'Namin paskeni bo. Qe ku jam’ 

Koncerti do të organizohet në stadiumin “Adem Jashari” ku pritet që të ketë një numër të madh të fansave të Viktorit.