FOTO/ Ramush Haradinaj në një ‘sfidë’ me Majlinda Kelmendin në xhudo

 Ramush Haradinaj i cili para pak ditësh dha dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Kosovës ka vendosur ta sfidojë Majlina Kelmendin në xhudo këtë të shtunë.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka nëpërmjet një fotografie në Facebook.

“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar.”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj bën xhudo me kampionen Majlinda Kelmendi.