FOTO/ Ilda Bejleri flet për herë të parë për sherrin me Shakohoxhën dhe për emisionin e ri të saj

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka dhënë një intervistë për “Gazetën shqiptare” ku ka zbuluar arsyen e sherrit mes saj dhe Shakohoxhës dhe ka konfirmuar lajmin se në shtator do ta shohim në Top Channel në një projekt që ka vendosur që për momentin ta mbaj sekret.

“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmojë se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në  Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë.

'E di që tingëllon si ‘cliche’, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak”, ka thënë Ilda teksa ka folur  dhe për lajmet që kanë qarkulluar se arsyeja e sherrit me Dritan Shakohoxhën ishte për shkak të protagonizmit të tepruar që gazetarja kishte.

“Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar.”, ka përfunduar ajo.