A do të shkoj në dasmën e ish burrit? Ja si përgjigjet aktorja Teuta Krasniqi : Kudo në botë..

Në 21 shtator çifti i njohur i showbizit, Blero Muharremi dhe Afrona Dika do t'i japin fund beqarisë në një dasma luksoze në “Ranën e Hedhun” në Shëngjin.

Në dasmë do të marrin pjesë 600 veta dhe çifti i njohur kanë zbuluar edhe disa detaje nga ceremonia nëpërmjet postimeve të tyre.

Mirëpo, të gjithë janë kurioz të din se nëse Blero e ka ftuar në dasmë ish bashkëshorten e tij, aktoren Teuta Krasniqi me të cilën ka edhe një vajzë, Tarën.

E ftuar së fundmi në emisionin “Kosovë Show”, Teuta ka thënë se nuk do të jetë në 21 shtator në dasmë.

“Jo do duket shumë e çuditshme. Në kanagje nuk e kisha pas aspak problem siç dhe e kam përmend edhe më herët. Jo nuk do ishte mirë, jo për shkak të raportit se ne i kemi shumë njerëzore, normale dhe brenda kornizave, mirëpo në këtë aspekt kjo është diçka familjare dhe kudo në botë do dukej e çuditshme”, ka thënë Teuta teksa moderatori i tha se atyre Blero ua ka dërguar ftesat

. “Ishlla veç kaloni mirë”, ja ka kthyer aktorja duke treguar kështu e nuk ka ndërmend të shkojë në dasmën e ish bashkëshortit.