VIDEO/ Ozil flet pas sulmit me thika ndaj tij

Ylli i Arsenal, Mesut Ozil, ka folur për herë të parë pasi hajdutët sulmuan makinën e tij, ku ishin edhe bashkëshortja e tij, si dhe Sead Kolasinac.

Mesfushori me pasaportë gjermane ka folur për herë të parë pas këtij sulmi, duke konfirmuar se secili nga ata që ishin në veturë janë në gjendje të mirë.

‘Sead, gruaja ime dhe unë jemi mirë, pas incidentit të mbrëmshëm në Londër’, - ka shkruar Ozil në ‘Twitter’.

‘Faleminderit për  të gjitha mesazhet mbështetëse’, - ishin fjalët e tij.

Kolasinac bëri bujë në mediet botërore, pasi me trimëri doli dhe u bëri ballë hajdutëve të cilët ishin të armatosur.