FOTO/ Bebja me gjuhën më të madhe në botë


Një bebe nga Dakota Jugore e SHBA’ve, e cila ka lindur me gjuhë të madhësisë së të rriturve për shkak të një çrregullimi gjenetik, më në fund ka mundur të buzëqeshë për shkak se i është nënshtruar një operacioni kirurgjik, shkruan Daily Mail.

Paisley Morrison-Johnson, kishte një gjuhë aq të gjatë saqë e kishte problem edhe të merrte frymë dhe në javën e parë të lindjes, ajo rrezikonte të mbytej, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka lindur me sindromën e quajtur Beckwith Wiedemann, një gjendje e rrallë mjekësore që prek një në 14,000 të lindur në botë.

Kjo shkakton që gjuha e foshnjës të rritet dy herë më shumë se goja e saj, dhe në këtë mënyrë është e pamundur të ushqehet.