", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Bebe Rexha martohet papritmas dhe në fshehtësi? 'Dita më e bukur e jetës time...'

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka postuar së fundmi një video, ku shihet në vello dhe fustan të bardhë.

Bebe shfaqet si një nuse me fustan të bardhë në postimin më të fundit që ka bërë në Instagram.

Në videon ajo shihet me vello dhe e rregulluar dhe duket e qeshur dhe shumë e lumtur, duke dhënë puthje.

Kjo video ka befasuar e hutuar shumë fansa, të cilët edhe i besojnë shkrimit të këngëtares, se ajo është martuar.

Bebe ka shkruar, se kjo është “dita më e lumtur e jetës së saj”, duke lajmëruar se asaj i është dashur, që ta mbajë këtë lajm të fshehtë, por që më shumë foto dhe video do të vijnë në vazhdim.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare deklaron vazhdimisht, se nuk është në lidhje dhe se është në kërkim të një djali të mirë dhe kjo pamje e saj sigurisht është bërë për ndonjë projekt të ri, që Bebe do të sjellë së shpejti.

View this post on Instagram

Best Day Of My Life ???? ???? I’ve had to keep this super private. But more photos/videos to come! Love you all!

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on