Kandidati monist i Ramës në Devoll paraqitet në punë pas përfundimit të orarit zyrtar

Qytetarët e Devollit i treguan sot Partisë farsë në pushtet se askush nuk do të lejohet të drejtojë qytetin e tyre në minorancë, duke përzënë kësisoj kandidatin e dalë fitues nga votimet moniste të 30 qershorit.

Por Edmond Duro ka zgjedhur të jetë kryetar i turnit të dytë në bashkinë e Devollit, pasi është paraqitur aty pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.

Duro ka qëndruar në shkallët e jashtme të bashkisë, ku është shprehur se do të ngrejë një komision për të hapur derën e bashkisë.

Sigurisht që kjo nuk është parë e dëgjuar më parë, vetëm se një shpikje e një kandidati farsë  që ka vendosur të jetë deri në fund qesharak.

Se çfarë punësh do drejtojë kandidati monist i Edi Ramës gjatë turnit të dytë në Devoll, kjo mbetet për tu parë.

Nderkohe që kryetari i vërtetë i Bashkisë Devoll me mandat të plotë sipas qytetarëve do të vazhdojë të jetë Bledjon Nallbati deri në zgjedhjet e lira dhe të ndershme.