FOTO/ 'Pulëbardhat vrasëse': sulmuan keq 77 vjeçarin dhe rrëmbyen një qen

Ato janë një kërcënim nga qielli, bombardimet për të vjedhur ushqim, për të sulmuar fëmijët dhe madje për të vrarë kafshët shtëpiake nuk kanë të reshtur.

Mijëra njerëz raportojnë se kanë mbetur viktima të sulmeve të egra çdo javë dhe problemi është kaq i zakonshëm dhe po bëhet aq shqetësues, sa këshillat e qytetit po caktojnë oficerë të kontrollit special të tyre.

Popullsia e Britanisë së Madhe e këtyre pulëbardhave është shtuar në mënyrë drastike duke arritur në 20 vitet e fundit në 730.000 pulëbardha.

Dhe ata kanë lëvizur përtej fushave tradicionale të gjuetisë së tyre bregdetare, duke terrorizuar qytetet dhe qytetarët në brendësi të tyre.

Pesë ditë më parë, një pulëbardhë gjigante rrëmbeu një chihuahua nga shtëpia e Rebecca Hill në Paignton, Devon.

Dhe pavarësisht nga një shpërblim prej 5.000 dollarësh për të gjetur atë, ende nuk ka asnjë shenjë të kafshës katërvjeçare.

Rasti tjetër është ai i Roy-t, 77 vjeçari, nga Knott End, në afërsi të Gjirit të Morecambe, Lancs, i cili kishte nevojë për trajtim spitalor për mjekimin e plagëve në pjesën e pasme të kokës, pasi zogjtë e sulmuan.

Natën e kaluar ai i tha The Sun: "Unë nuk mendoj se do duhet shumë kohë para se një fëmijë të plagoset rëndë ose një person i moshuar të rrëzohet keq duke u përpjekur të largohet nga një pulëbardhë që e sulmon, gjë që mund të jetë edhe fatale për jetën"

Shpesh këto pulëbardha në rastet më të lehta kanë rrëmbyer ushqim nga duart e kalimtarëve nga akulloret tek sanduiçet etj. f.h/SYRI.NET