FOTO/ Fjalët dolën të vërteta! Olti Curri që është miku i saj i ngushtë konfirmon largimin e Ilda Bejlerit

Ilda Bejleri ka qenë një ndër personazhet më të përfolur ditët e fundit dhe kjo pas lajmeve se moderatorja po mendonte të largohej nga Super Sport pas një sherri me Dritan Shakohoxhën.

Lidhur me këto lajme vetë Ilda vendosi mos të fliste, mirëpo mbrëmjen e djeshme ajo u fotografua nën shoqërinë e Ed Manushit, dhe menjëherë nisën aludimet se Ilda do të jetë sezonin e ardhshëm në 'Procesin Sportiv' në Top Channel.

Siç duket lajmet e largimit të saj nga Digitalb janë të vërteta dhe këtë gjë e ka konfirmuar pak minuta më parë edhe miku i saj, blogeri Olti Curri nëpërmjet një postimi.

Ai ka publikuar një foto ku shihet pranë Ildës dhe në përshkrim të fotos ka shkruar:

“Duke festuar me Ilda Bejlerin rrugëtimin e ri me një super projekt”, duke lënë të kuptohet kështu se Ildën do e shohim në Top Channel.