Mbrojtësi i Real Madridit huazohet në Premierligë

Wolves është një nga skuadrat më aktive në Premier Ligë. Anglezët që sezonin e shkuar çuditën skuadrat e mëdha, këtë verë janë duke bërë një merkato të mirë.

Siç raporton “Sky Sport”, klubi anglez ka arritur të gjejë akordin me lojtarin e Realit, Jesus Vallejo.

22-vjeçari do të kalojë në Premier Ligë si i huazuar, pasi Reali nuk do të shesë përfundimisht kartonin e tij.

Vallejo luan në qendër të mbrojtjes dhe me ardhjen e Militaos, hapësirat ngushtohen për të.

Sezonin që lamë pas ai luajti vetëm 7 ndeshje në të gjithë kompeticionet dhe shënoi një gol.