Shqiptari akuzon KE, se fotoja e këmbës së tij të prerë është përdorur nga ‘Lucky Strike’

Një burrë që pretendon se një fotografi e cila tregon këmbën e tij të prerë është duke u përdorur në pako cigaresh pa lejen e tij, gabon në këto pretendime, thotë Komisioni Evropian.

Burri i cili ka preferuar të mbetet anonim është një shqiptar i cili tregon se fotografia, e cila duket si një paralajmërim për rreziqet e pirjes së duhanit, përmban shenja dalluese dhe është marrë kur ai u vizitua një qendër ortopedike vitin e kaluar.

Por Komisioni Evropian, pas mbikëqyrjeve të detajuara thotë se këmba e prerë në foto nuk është e tija.

Avokati i burrit, Antoine Fittante, i tha CNN-së se amputimi i klientit të tij nuk lidhej me pirjen e duhanit, por u shkaktua nga një sulm me armë pjesë e të cilit ai kishte qenë.

"Ai e konsideron atë një dëmtim të dinjitetit të tij, sepse është një fotografi e trupit të tij që është përdorur publikisht", tha Fittante.

“Ai dhe familja e tij duan të kuptojnë se si kjo foto përfundoi në një paketë cigare pasi përpos dhimbjes për dëmtimin e marrë duhet të shikojnë këtë imazh për ta të rëndë vazhdimisht në qarkullim”, tha Fittante.

"Klienti pohon se ky është trupi i tij, sepse ai ka plagë specifike në të dyja këmbët, që duken të ngjashme me ato në foto. Ngjashmëria është e habitshme dhe jo thjesht një rastësi".

Avokati i tha CNN-së se klienti i tij po shqyrton një sfidë ligjore. Komisioni Evropian, megjithatë, kundërshton deklarimin e këtij personi duke pretenduar se kjo fotografi nuk është e tija.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për shëndetin publik, Anca Paduraru i tha CNN se nëse ky rast shkon deri në gjykatë personi në fjalë do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të detajuar mjekësor për të vërtetuar se është duke gabuar në pretendimet e tij.f.h/SYRI.NET