VIDEO/ Christopher Swain: Notari i ujërave të ndotura

Ka një arsye pse askush nuk ka shkuar për një zhytje në Newtown Creek (Përroi i Qytetit të Ri) në Nju Jork kohët e fundit.

Sipas Christopher Swain, është si të notosh në një pelenë të ndotur me vaj, naftë dhe plehra të tjera.  

Ai është një aktivist i ujit të pastër që ka notuar në mbi 5 km në 25 ujësjellës të ndryshëm të kontaminuar në të gjithë Amerikën e Veriut, si një mjet për të kontribuar e mbështetur në pastrimin e tyre.

Një zhytje në këto ujëra nuk vjen pa rrezik përkundrazi. Në fund bëhet fjalë për ujëra të ndotura.

Pavarësisht masave paraprake ekstreme që Christoper merr para se të zhytet duke filluar nga një kostum plus kapele të shtrënguar rreth qafës dhe kokës, syzeve të puthitura pas syve, dorezave etj. Përsëri kur del nga këto ujëra ai sëmuret.

Janë rreziqet që vijnë së bashku me kauzën, por Christopher vazhdon të notojë, e gjitha falë dashurisë së madhe që ka për ujin.

Marrë nga: greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net