Berhami nuk e fsheh zhgënjimin nga Zvicra: Meritoja një tjetër fund me Kombëtaren

Valon Behrami ka thënë se ka merituar një tjetër fund me Kombëtaren e Zvicrës.

Mesfushori që këtë sezon po luan me Sionin në Superligën e Zvicrës, ka folur për largimin nga Kombëtarja helvete.

Në një intervistë për “24heures.ch”, Behrami ka thënë se ka merituar një tjetër fund me Zvicrën.

34-vjeçari edhe pse ishte një nga lojtarët më të mirë të Zvicrës në Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018, u detyrua të largohej, pas një mesazhi të trajnerit boshnjak, Vladimir Petkovic.

Behrami edhe pse kishte merita të mëdha në sukseset e Zvicrës, u largua pa një ndeshje lamtumire, siç ndodh zakonisht me lojtarët e nivelit të tillë.

“Me Zvicrën, kam merituar një tjetër fund”, ka deklaruar Behrami, natyrisht i zhgënjyer.

Behrami, me prejardhje nga Kosova, në Kombëtaren e Zvicrës ka zhvilluar mbi 80 takime.