Temperatura rekord në Gjermani, shkon mbi 42 gradë

Gjermania theu dy herë dje rekordin absolut të nxehtësisë në historinë e saj, me termometrin që tregonte 42,6 gradë Celsius në perëndim të vendit, njoftoi shërbimi meteorologjik kombëtar (DWD).

Maksimumi i nxehtësisë u regjistrua në Lingen, në Saksoninë e Ulët duke kaluar rekordin prej 40,5 gradë Celsius që ishte regjistruar vetëm një ditë më parë në Geilenkirchen, që ndodhet gjithashtu në perëndim të vendit, thekson DËD në profilin e saj në “Tëitter”.

Disa orë më parë pikërisht në të njëjtin rajon u regjistrua temperatura rekord prej 41,5 gradë Celsius.