Ulen temperaturat/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Parashikimi i motit, e premte 26 korrik 2019, sipas Insitutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisi

RESHJET

Nesër  (e premte, dt.26) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 20 / 34 °C

në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA

Nesër (e premte, dt.26) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.