Vrasje të vogla/ Pelin bën plan të vrasë Merven, ja ç’do ndodhë nesër

Tajlan bën sherr me Pelinin pasi ajo ka mësuar çfarë ka ndodhur në kompaninë e babait. Pelin kupton që Merve e ka futur në kurth Tajlanin. Tajlan vendos të largohet nga shtëpia i ofenduar.

Pelin pendohet dhe i lutet Tajlanit të kthehet. Në mëngjes Pelin shkon tek Oja dhe i thotë se ka bërë plan të heqë qafe Merven. Elif shkon tek Merve dhe e kërcënon se do i tregojë të gjitha Serhanit. Merve nuk e ndihmon dot Elifin.

Elif vendos të kërkojë ndihmën e Ojas dhe i kërkon ta tërheqë denoncimin ndaj saj. Oja nuk pranon dhe i thotë se jeta e pacientëve është më e rëndësishme. Elif imagjinon sikur do heqë qafe Ojan. Merve lë takim me Ojan dhe i thotë të heqin qafe Elifin.

 Ajo bashkëpunon edhe me Elifin për të hequr qafe Ojan në festë. Arzu kupton që Burxhu ka dashur të helmojë fëmijët e saj. Ajo vendos të vrasë Burxhun. Burxhu shfryn inatin duke bërë boks. Arzu i kërkon Ojas të ftojë Burxhun në festë pasi ka bërë plan të hakmerret./revistawho