‘Stabiliteti dhe uniteti, çelës për progresin’, Meta shpërndan qëndrimin e Greminger

Pas takimit me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm OSBE-së, Thomas Greminger, ka publikuar në Twitter një mesazh që gjithë klasën politike në Shqipëri.

“Në takimin me Presidentin e Shqipërisë, ne ramë dakord se stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë çelësi për progresin dhe suksesin e Presidencës radhës së Shqipërisë në OSBE”, – shkruan Greminger në Twitter.

Ky qëndrim i përfaqësuesit të lartë të OSBE që bënë thirrje për unitet mes palëve është shpërndarë në adresën personale në Twitter edhe nga Presidenti Ilir Meta.