Edhe kryetarja e Vettingut pro prishjes së Teatrit
Rreth dy orë më parë, pasi doli bllof duke cituar aktoren Rajomonda Bulku, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, citonte regjisorin Leka Bungo, i cili në një dalje televizive shprehej pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Por kush është Leka Bungo?
Ai është babai i Genta Tafa Bungo, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, një ndër hallkat më të rëndësishme të reformës në drejtësi.
Por përpos kësaj, siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm, Bungo ka marrë një tjetër “shpërblim” nga kryeministri Edi Rama.
Në fund të vitit 2014, me një VKM të posaçme, Rama do ti jepte regjisorit në fjalë, babait të kryetares së KPK-së, pension të posaçëm shtetëror, raporton Syri.net.
Me pak fjalë, në 6 vite të qeverisjes së tij, Edi Rama i ka bërë dy dhurata të mëdha Leka Bungos, ndaj dhe shpërblimi i tij, duke dalë krah tij pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, është më e pakta që mund të bënte ai dhe përmes tij, edhe vajza e tij. /Syri.net