Projekti për ndryshimin e kufijve/ Lama në Syri TV: Gabimi më i madh historik i Hashim Thaçit

E ftuar në Syri TV, ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama ka komentuar situatën politike në Kosovë dhe politikën e saj të jashtme.

Sipas ish-deputetes,

“Nuk është momenti për të rihapur çështjen e Kosovës. Janë hapur konflikte të reja, në zona të reja, luftëra. Çështje shumë emergjente që duan zgjidhje”, deklaroi Lama.

Sa i përket projektit për ndryshimin e kufijve,  ambasadorja e Kosovës në Itali foli prerazi. Ajo fajësoi drejtpërdrejt presidentin Hashim Thaçi.

“Ky është gabimi më i madh historik që ka bërë. Të vesh në diskutim kufijtë e vendit tënd, kjo as nuk është parë dhe as nuk është dëgjuar”, u shpreh qartazi Alma Lama.

Intervista në Syri TV: