FOTO/ Do të habiteni kur të merrni vesh se këto Vip-a kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin

Ujërat ata i lëvizin gjithmonë, qoftë me projekte të reja, qoftë edhe me “ngjarje” në rrjet. Albani, Argjentina, Anxhelina, Agnesa, Beatrix janë kushërinjtë që shpesheherë krahasohen me familjen e famshme Kardashian, madje edhe ata kanë menduar se mund të ishte interesant një reality si familja e famshme, ku protagonistë do të ishin ata.

Ndoshta ju nuk e dinit se Angelina Jolie dhe Hillary Clinton janë kushërira.

Motrat Vjollca dhe Evi Reçin mund t’i keni parë shpesh me njëra-tjetrën dhe, me siguri, e dini se janë kushërira. Biondet e bukura të ekranit, sa herë u jepet mundësia, nuk ngurojnë t’ia shprehin dashurinë njëra-tjetrës dhe të dërgojë “zemra” apo “puthje” në çdo postim të ri.

Vetëm pak kohë më parë, mësuam se Dojna Mema nuk ishte as më pak e as më shumë, por vajza e xhaxhait të Marin Memës, gazetarit të njohur të Top Channel.

Morena dhe Gjiko, nuk janë rastësisht në muzikë. E kanë në gjak dhe këtë e kanë treguar vetë. Ishte Morena që uroi Gjikon për një projekt të ri të sapopublikuar: “Bravo kushëri!”- ka shkruar ajo dhe pas kësaj, të gjithë mësuam edhe një lidhje tjetër.

Po Çiljeta dhe Albi? Po, edhe ata janë kushërinj! Tani që e mësuat, mund t’ju duken edhe të ngjashëm, në tiparet zeshkane, në qetësinë dhe humorin që kanë kur flasin, janë të dy të bukur.

Dy nga emrat më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar janë padiskutim 2po2 dhe Capital T. Dy artistet kanë bashkëpunuar në një sërë prodhimesh muzikore dhe jo më kot. 2po2 është daja i Capital T i cili madje e ka mbështetur shumë nipin e tij në fillimet e karrierës.