Ndërroi jetë pas shpërthimit të transformatorit, kush është puntori. Emri

Një ngjarjë ë rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme kur shpërtheu një transformator në Tiranë në një biznes.

Ndërkohë mësohet  se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plegëve të marra.

Është zbardhur identiteti i viktimës po ashtu dhe i 2 të plagosurve.

Bëhet me dije se viktima është  , Gjergji Sula ndërsa të plagosurit janë Fari Çollaku dhe Sari Çollaku

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në afërsi të një objekti në rekonstruksion. Te plagosurit janë punonjës të firmës që punonin aty ku ndodhi shpërthimi. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 12.00,  në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie  elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti  shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.