6-vjeçarit thuajse i presin gjuhën pasi i ngec në shishen e ujit

Një nënë mbeti shumë e shqetësuar kur mjekët paralajmëruan se djali i saj mund të vdiste pasi i mbeti gjuha në një shishe uji plastike.

Clare Wooff, 33 vjeçe, po udhëtonte me djalin e saj në makinë për të bërë Pazar kur ka dëgjuar ankesat e tij dhe madje edhe të qarat se i kishte ngelur gjuha në grykën e shishes së tij të ujit.

Nëna e tij filloi të ndihmonte djalin të hiqte kapakun por filloi të habitej shumë kur pa se ishte e pa mundur të hiqej. Gjuha e vogëlushit nuk dilte nga gryka e shishes.

Pas disa përpjekjeve, Riley i frikësuar i kërkoi asaj të thërriste një ambulancë, por Clare e shoqëroi djaloshin në Lancaster Royal Infirmary, ku disa mjekë nuk arritën të hiqnin kapakun.

Ndërsa gjuha e djaloshit vazhdonte të fryhej me shpejtësi dhe të nxihej, Clare u njoftua se me shume mundësi vogëlushi do të duhej t’i nënshtrohej një operacioni ndoshta edhe për të prerë gjuhën.

Një ekip prej 10 mjekësh morën pjesë në operacionin e Riley dhe më në fund arritën të heqin kapakun që do të thotë se ai la spitalin me gjuhën e tij ende të paprekur por me disa vështirësi në të folur.

Sot Clare po u bën thirrje prindërve të hedhin çdo shishe të ngjashme me ujë për të ndihmuar fëmijët e tyre të mos pësojnë të njëjtën gjë.

Clare, nga Carnforth, Lancaster, tha: "Ishte dita më e frikshme e jetës sonë”.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net