Mesfushori i Kombëtares me paterica prej dëmtimit, ja sa do të mungojë

Lajme të këqija në radhët e skuadrës së Brescias dhe gjithashtu për ekipin tonë kombëtar.

Emanuele Ndoj ka lënë grumbullimin në qendrën stërvitore malore “Darfo Boario” ditën e djeshme për të zbritur në qytet, ku do të vijojë kurën për rikuperimin e kaviljes së dëmtuar.

Mesfushori kuqezi tashmë duhet të lëvizë vetëm me paterica dhe kjo sigurisht nuk është një shenjë e mirë për dëmtimin e pësuar, që duket të jetë i rëndë.

Sipas kontrollove të para flitet për një dëmtim të ligamenteve dhe mbetet për t’u përcaktuar koha e rikuperimit, që mendohet se mund të zgjasë deri në 3 muaj.

Ky dëmtim ka bërë që drejtuesit e Brescias tashmë të futen urgjentisht në merkato për të gjetur një zëvendësues për 22-vjeçarin shqiptar.