VIDEO/ Basha shkon te Teatri, policia tërhiqet nga rrethimi i artistëve

Lulzim Basha i është bashkuar edhe një herë protestës qytetare para Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, forcat e policisë së shtetit, të shumta në numër prej disa orësh, janë tërhequr.

Nuk dihet nëse tërheqja e policisë është e përkohshme apo jo, ndërkohë një pjesë e aktorëve dhe qytetarëve vijojnë të qëndrojnë para dhe brenda godinës së Teatrit Kombëtar. 

Një pjesë e qytetarëve dhe aktorëve kanë mundur të futen brenda Teatrit... /Syri.net