Fabio Paratici ndodhet në Angli për të realizuar dy misione

Drejtori sportiv i skuadrës së Juventus, Fabio Paratici ndodhet në Angli.

Ai po negocion me Aston Villan për portierin Perin, të cilit i dështojë transferimi tek skuadra portugeze e Benfikës.

Por ky nuk është i vetmi mision për Partiticin. Ai po përfiton nga vajtja në Angli për të folur dhe me drejtuesit e  Everton të cilët kanë shfaqur interesim për Moise Kean.

Negociatat duken se kanë marrë hapa konkret, pasi dhe vetë agjenti i lojtarit Mino Raiola, ka zhvilluar bisedime me klubin e Everton, raporton "Gianluca di Marzio".

Por pavarësisht këtyre Everton nuk është rruga e vetme për lojtarin pasi ai kërkohet dhe nga klube të tjera evropiane.