Arben Malaj në mbështetje të artistëve, ka një thirrje për 3 socialistë/ Emrat

Në sheshin përpara Teatrit Kombëtar ka mbërritur para pak minutash dhe Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, dhe ish-ministër në qeverinë socialiste.

Ai ka mbështetur artistët dhe iu ka bërë thirrje Erion Braçes, Pandeli Majkos dhe Gramoz Ruçit që të reagojnë për këtë situatë të paprecedentë.

Malaj u shpreh se një zgjidhje e përkohshme do të ishte që të nënshkruhej një marrëveshje mes artistëve dhe qeverisë, që të ndalohej hyrja e personave të paautorizuar në Teatër, deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare, që nënkupton rikosntruksionin e Teatrit.

Mes artistëve dhe policisë ka pasur dhe përplasje civile, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.