Mediu: Kjo është një ‘Juntë’ njerezish që kanë ortakë krimin dhe korrupsionin

Kreu i Rrepublikanëve Fatmir Mediu ka reaguar pas sulmit që shteti po bënë ndaj godinës së teatrit kombëtar.

Ja reagimi i plotë:

Rama bashkë me shpurën e tij të krimit e korrupsionit nuk ndalet para asgjëje.

Sot po dhunon artistët intelektualët me urrejtjen që karakterizon për çdo gjë qe ka vlerë.

Po shkatërron histori dhe vlera, kushtetute dhe ligj, zgjedhje dhe votues, shtet dhe të drejta, Shqipëri dhe Komb vetëm për pushtetin e tij të çmendur.
Sot të gjithë artistet duhet të jenë bashkë pavarësisht se çmendim kanë për teatrin, gjithë intelektuale dhe gazetarë të jenë në mbrojtje të intelektualeve dhe historisë, politikanë të djathtë dhe të majtë për Mbrojtjen e ligjit dhe Kushtetutës, ndërkombëtarë që e shohin Shqipërinë si pjesë e historisë dhe të ardhmes Europiane.

Kjo është një “Juntë” njerezish të këqinj që kanë për ortak vetëm krimin dhe korrupsionin.