Erdhi me bujë te Milani, i ndodh e papritura në miqësoren me Bayern Munchen

Milani e ka nisur me humbje turneun International Champions Cup, teksa është mposhtur nga gjigantët gjermanë të Bayern Munchen me rezultatin 1-0, në sfidën e zhvilluar në Kansas të Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Takimi u vendos nga një gol i shënuar nga Leon Goretzka në minutat shtesë të pjesës së parë.

Megjithatë, përtej humbjes, lajmi i keq për Milanin në këtë sfidë ishte dëmtimi i Theo Hernandez, mbrojtësit spanjoll që erdhi me shumë bujë te kuqezinjtë, por që la fushën me barelë, pas një goditjeje të ashpër që mori në kavilje.