Partizani merr një lojtar të ri, transferta e bujshme vjen nga Italia

Drejtuesit e Partizanit janë hedhur fuqishëm në merkato.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë arritur të sigurojnë shërbimet e qendërmbrojtësit Deian Boldor.

24-vjeçari rumun, vjen si i huazuar nga radhët e klubit italian të Veronës, teksa në të kaluarën është aktivizuar me shumë skuadra të njohura italiane, ku vlen të përmenden, Roma, Peskara, Bolonja, si dhe Foxhia, raporton panorama sport.

Boldor do të vijojë karrierën te kampionët e Shqipërisë si një përforcim tepër cilësor i “Demave të Kuq”. Futbollisti në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e kombëtares U21 të Rumanisë.