Ironia e aktivistit: Papa i Romës dhe Edi i Surrelit, dy të pagabueshmit e vetëm në botë

I ndikuar nga zhvillimet e sotme në Asamblenë e PS-së, ku kryeministri Edi Rama, i cili duket se nuk bën asnjë hap në qëndrimet e tij, Genc Sejko bën një postim interesant në rrjetet sociale.

"Dy veta në botë janë të pagabueshëm. Papa i Romës dhe Edi i Surrelit. Për Papën nuk jam shumë i sigurtë", shkruan Sejko në postimin e tij.

Kreu i qeverisë edhe votimet moniste të 30 qershorit i quajti të suksesshme dhe historike. Ndërsa shtoi se, partia që drejton do të fitojë edhe zgjedhjet e 2021-shit.