Fshati ngrihet në protestë: Na mbytën hajdutët, policia hesht….

Prej dy muajsh në fshatin Beline të Patosit po realizon vjedhje intensive.

Ndaj banorët janë mbledhur në protesta përpara prefekturës së Fierit.

Ata shprehen se hajdutët u kanë marrë bagëti, pompa, motorë, makina. 

Një makinë është vjedhur përpara 10 ditësh dhe është gjetur në Fushë Krujë. Banorët u shprehën se policia po mbulon ngjarjen.

"Kemi denoncuar në polici por nuk është marrë asnjë masë. Kemi frike të rrimë në shtëpitë tona,"-thanë ata. /Ora/