Arrestimet te 'Unaza e Re'/ Berisha: Ndal dhunës dhe terrorit shtetëror ndaj banorëve

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish kryeministri Sali Berisha bën thirrje që të ndalet dhuna shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re.

Referuar mesazhit të një qytetari, i cili denoncon arrestimet që policia po bën në zonë, Berisha e quan këtë akt "terror i narkohorrave me uniformë".

"Ndal dhunes dhe terrorit te narkohorrave me uniforme ndaj banoreve te Unazes se Re", shkruan ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon mesazhin e një qytetari.

Pershendetje doktor! Kjo eshte situata aktuale ne Unazen e Re, me sakte tek banesa e familjes Protoduari. Kjo video eshte bere rreth ores 22:30 dhe tregohet mjaft qarte dhuna psikologjike e pashembullt qe ushtrohet nga bandite me uniforme policie kundrejt familjeve te Unazes se Re! Me respekt