Diell dhe mundësi për shtrëngata shiu në disa zona/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Parashikimi i motit, e martë 23 Korrik, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Nesër (e martë, dt.23), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve është mjaft e vogël, më e mundshme sot pasdite në terrenet malore të qarqeve të Veriut.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 33 °C

në vendet e ulëta: 22 / 35 °C

në vendet malore: 19 / 32 °C

ERA

Nesër (e martë, dt.23) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në qarqet e Veriut dhe të bregdetit.